Shkencë

Studimi/Disa baktere të zorrëve mund të mbrojnë kundër infeksionit Sars-CoV-2

Njerëz bashkekzistojnë me mikrobe të ndryshme që jetojnë dhe lulëzojnë në trup, por që nuk shkaktojnë dëm. Në fakt, në disa raste, njerëzit mund të përfitojnë edhe nga prania e tyre. Trupi i strehon këto mikroorganizma në lëkurë, në rrugët e frymëmarrjes dhe në të gjithë traktin gastrointestinal.
Studiuesit e Universitetit Rockefeller ishin tashmë të interesuar për molekulat e vogla që prodhojnë bakteret e lidhura me njeriun dhe efektin e tyre në qelizat pritëse të trupit dhe organizmat bashkëjetues të mikrobiomës.
Shkencëtarët shtruan këtë pyetje: A mund të prodhojë mikrobioma e njeriut metabolitë, ose molekula të vogla, që pengojnë rritjen e virusit SARS-CoV-2?
Në një artikull të revistës mjekësore “mSphere” , autori i parë Frank J. Piscotta bashkëpunoi me autorin kryesor Sean F. Brady dhe një ekip kimistësh të ndryshëm, biofizikanësh molekularë dhe virologësh të Universitetit Rockefeller, shkruan se gjetën 3 baktere që njerëzit i kanë në trup dhe mund të zvogëlojnë infeksionin viral që në gjuhë mjekësore quhen:
-një pirazinë e quajtur 2,5-bis.
-një agonist i receptorit të 5-hidroksitriptaminës.
-nje komponim i quajtur N 6.
Studiuesit testuan të tre metabolitet(baktret) aktivë anti-SARS-CoV-2 dhe dy sëmundje të tjera si verdhëza dhe virusi i parainfluenzës njerëzore 3. Nga këto, tre viuse bakteret frenuan më shumë sars-cov-2. Ndër gjetjet e tjera të rëndësishme, studiuesit Rockefeller pranojnë se, sipas njohurive të tyre, ky është studimi i parë që zbulon molekula specifike me aktivitet antiviral që ka prodhuar mikrobioma njerëzore.

Picotta, Brady dhe kolegët e tyre zbuluan aspekte të metabolitëve antiviralë që prodhoi grupi i tyre i baktereve të studimit. Tre metabolitët aktivë kishin ngjashmëri me tre komponime sintetike që shkencëtarët kanë vërejtur se kanë veti antivirale.
Këto komponime janë agjentë të miratuar nga FDA që i janë nënshtruar testimit në provat klinike për Covid-19.
“Një hipotezë është se shkencëtarët/kimistët ishin frymëzuar nga natyra për të zhvilluar ilaçe për një kohë shumë të gjatë. Dhe kështu, ju mund të argumentoni se është futur në sistemin e zhvillimit të ilaçeve: frymëzimet natyrore.Mundësia tjetër është se ka një numër të kufizuar kimikatesh të thjeshta që pengojnë viruset dhe nëse ato identifikohen nga kimistët sintetikë, apo nga natyra, molekulat mund të përfundojnë të jenë të njëjtat klasa strukturore të përgjithshme – një lloj konvergjenti intelektual”, shtoi Brady.
Mikrobioma mund të shpjegojë rezultate të ndryshme të COVID-19.
Lidhur me mënyrën se si mikrobioma ndër vepron me fiziologjinë njerëzore, David Gozal , profesor dhe pulmonolog në Universitetin e Misurit në Kolumbia, tha se rezultatet nuk ishin të papritura.
“Nuk duhet të jetë befasi që brenda një ekosistemi siç është mikrobioma, do të ketë produkte mikrobiale që kufizojnë dominimin e mikrobeve të tjera. Kur shfaqen viruset të rinj, sisteme të tilla të zhvilluara në mënyrë evolucionare do të mblidhen për të eliminuar “pushtuesin” ose për të lejuar përfshirjen e tij në ekosistemin nën kontroll, në mënyrë që të mos rrezikojnë pjesën tjetër të komuniteteve që jetojnë atje,” shpjegoi më tej ai.
Hulumtimi mund të ketë implikime të ardhshme për trajtimin e infeksioneve virale, veçanërisht SARS-CoV-2. Eksperti tha se kjo gjithashtu mund t’u mundësojë shkencëtarëve një kuptim më të mirë nëse mikrobiomet që mund të prodhojnë këto komponime specifike “mundësojnë rezistencë specifike ndaj infeksionit dhe modifikojnë ndjeshmërinë individuale ndaj sëmundjeve të shkaktuara nga koronavirusi i ri”.
Burimi:MedicalNews/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë