Virusi që shkakton COVID-19 mund të jetë duke u bërë më i aftë për sa i përket lëvizjes dhe përhapjes me anë të ajrit, sugjeron një studim i ri.
Studiuesit zbuluan se pacientët e infektuar me variantin Alpha të këtij virusi,varianti më i përhapur në kohën kur u bë ky studim, shkarkonin në ajër 43 deri në 100 herë më tepër virus se sa njerëzit e infektuar me versionin origjinal të coronavirus-it.
Një shkaktar i rëndësishëm ishte fakti që pacientët e infektuar me Alpha kishin më tepër sasi të virusit në hundë dhe pështymë.
y studim zbuloi gjithashtu se maskat e mbajtura nga pacientët me raste të lehta të COVID-19, mund ta ulnin sasinë e grimcave që mbartnin virus në ajër me rreth 50%.
“Ne e dimë që varianti Delta që po qarkullon tani është edhe më ngjitës se sa varianti Alpha,” – u shpreh autori Don Milton nga Universiteti i Maryland.
‘Qasje me disa shtresa’ për të luftuar COVID
Gjatë fazave të hershme të pandemisë, besohej se COVID-19 transmetohej vetëm me anë të kollës dhe teshtitjes dhe ai nuk trajtohej si një virus që transmetohej me anë të ajrit.
Por sipas autorëve të këtij studimi, sasia e virusit në aerosolët e çliruara në ajër nga pacientët e infektuar është gjithnjë duke u shtuar.
Për një mbrojtje më të mirë kundër COVID-19, studiuesit rekomandojnë një “qasje me disa shtresa”, e cila përfshin vendosjen e maskave, ventilimit më të mirë, vaksinimit, filtrimit dhe përdorimit të dezinfektueseve që pastrojnë ajrin me rreze Ultraviolet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.