Është e vërtetuar se një në 10 burra janë të varur nga seksi por shumë refuzojnë të pranojnë se kjo është një gjendje e vërtetë. Megjithatë, studimet e reja tregojnë se në fakt kjo gjendje ekziston dhe shkaktohet nga nivelet e larta të oksitocinës. Meshkujt me varësi ndaj seksit, i njohur gjithashtu si ‘çrregullim hiperseksual’, u zbuluan se kishin më shumë oksitocinë në gjak. Hormoni mund t’i bëjë burrat ose gratë të tërhiqen nga shumë njerëz në të njëjtën kohë.
Shkencëtarët thonë se zbulimi i tyre mund të çojë në zhvillimin e një ilaçi që bllokon oksitocinën për ata me çrregullim hiperseksual.
Autori kryesor Andreas Chatzittofis, i Universitetit të Qipros në Nikosia, se burrat me çrregullim të sjelljes seksuale kompulsive (CSBD) kishin nivele më të larta oksitocine krahasuar me burrat e shëndetshëm.
“Oksitocina luan një rol të rëndësishëm në varësinë ndaj seksit dhe mund të jetë një objektiv i mundshëm i medikamenteve për trajtim”,shpjegoi Chatzittofis.
Në studim morën pjesë 64 burra me varësi ndaj seksit me 38 burra normalë, duke përdorur analizat e gjakut. Kur 30 burrave me varësi ndaj seksit në studim iu dha terapi për të trajtuar sjelljen e tyre, ata panë një reduktim të ndjeshëm në nivelet e tyre të oksitocinës.
Ky hormon prodhohet nga hipotalamusi dhe sekretohet nga gjendra e hipofizës. Oksitocina luan një rol kyç në sjelljen seksuale. Sipas ekspertëve shumë refuzojnë të besojnë se çrregullimi hiperseksual është një gjendje reale, por studiuesit thonë se kanë gjetur dallime në përbërjen gjenetike të personave të varur nga seksi. Kjo mund të ketë efekte negative në jetën e tyre, thanë ekspertët, nga marrëdhëniet e dështuara deri te depresioni dhe ankthi.
Në vitin 2018, Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi për herë të parë varësinë nga seksi si një sëmundje mendore. Sëmundja u rendit në mënyrë të diskutueshme në listën e Klasifikimit Ndërkombëtar të Sëmundjeve, që duhen studiuar. Çrregullimi u përcaktua si një “model i vazhdueshëm i dështimit për të kontrolluar impulset ose nxitjet seksuale intensive, të përsëritura që rezultojnë në sjellje seksuale të përsëritura”. Studimi është publikuar në revistën Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism.
Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje