Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë ndyshuar udhëzimet për distancën se si duhet të qëndrojnë nxënësit nga njëri-tjetri në klasë dhe ky është një hap më shpejt për të rihapur shkollën.
Në udhëzimet e ndryshuara, agjencia e shëndetit publiknë SHBA tha se nxënsit mund të qëndrojnë më afër me njëri tjetrin se më parë. Një ndryshim që bëhet i mundur pas një gjetje shkencore. Ndër masat e tjera që u hoqën ishin edhe pengesat plastike mes vendqëndrimit të fëmijeve dhe iu bëri thirrje shkollave që të merrnin në konsideratë ekskursionet në natyrë dhe aktivitetet sportive.
Sipas udhëzimeve të reja distanca e ndryshuar vlen vetëm për studentët dhe jo për mësuesit sepse tashmë dihet që niveli i transmetimit të virulencës është më e lartë tek të rriturit.
“Gjithashtu, nxënësit e shkollës së mesme duhet të respektojnë të njëjtat masa si më parë në komunitetet ku transmetimi i Covid-19 është i lartë nëse nuk mund të ndahen në grupe,” shpjegohet në udhëzimin e CDC.

CDC nuk ka autoritet mbi shkollat dhe udhëzimet e agjencisë janë rekomandime. Sidoqoftë, rishikimet mund të nxisin disa rrethe shkollore të lejojnë më shumë studentë brenda klasave ose të rrisin numrin e ditëve që fëmijët mund të mësojnë në shkollë. Ndryshimi i udhëzimeve të shkollës vijnë nga CDC një vit pasi nxënësit u këshilluan të mësonin online. Sidoqoftë, shumë mësues dhe prindër kanë argumentuar se shkollave u mungojnë burimet për t’u rihapur në mënyrë të sigurt dhe se zbatimi i masave është i vështirë.
Një studim i fundit në shkollat e Masaçusetsit tregoi se zvogëlimi i distancimit të fëmijëve nuk ka gjasa të ndikojë negativisht në sigurinë e shëndetit. Një studim i botuar të Premten nga CDC zbuloi se në Salt Lake County, Utah, shkolla fillore ku përdorimi i maskave ishte i zakonshëm dhe nxënësit qëndronin 3 metra larg në klasa kishte shumë raste të infektuar në Dhjetor dhe Janar, megjithëse transmetimi ishte i lartë në komunitet. Të dhënat gjithashtu tregojnë se shkollat kanë norma më të ulëta të infektimit nga Covid-19 sesa në komunitetet e tyre përreth, ka të ngjarë sepse fëmijët e vegjël nuk transmetojnë virusin në mënyrë efikase. Një tjetër studim nga CDC i botuar të Premten zbuloi se 60% e rasteve me Covid-19 në fëmijët në shkollë nuk ishin të lidhura me shkollën. Sipas ekspertëve, gjithnjë e më shumë ka studime që tregojnë se prezenca e fëmijëve në shkolla nuk shton infektimet, ndryshe nga mos prezenca e tyre në shkollë që ndikon drejtpërdrejt në informimin e tyre.
Ndryshimi i do të ndihmonte më shumë shkolla pë tu rihapur ose për të zgjeruar numrin e nxënësve që frekuentojnë mësimin fizikisht.
Burimi:The Wall Street Journal/Përkthimi:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje