Jete & Stil

Njerëzit që nuk pinë fare alkool sëmuren më shumë

Studimet e fundit kanë zbuluar se njerëzit që nuk pinë fare alkool janë më të prirur të preken ndaj sëmundjeve të ndryshme, se sa njerëzit qe pinë pijë alkolike me kontroll.

Hulumtuesit e “U-shaped” kanë studiuar lidhjen në mes të alkoolit dhe abstenimit nga ai në Britani të Madhe, Francë dhe Finlandë. Nga kjo është gjetur se ka një shkallë më të lartë të sëmundjeve te njerëzit që pinë sasi të mëdha të alkoolit, dhe tek ata qe nuk pine fare.

Ky studim ka nxjerr se efekti më i madh është te sëmundjet mendore. Njerëzit që i shmangen alkoolit komplet kanë më shumë gjasë te kenë një mungesë që lidhet me shëndetin mendor.

Përveç kësaj ka dalë se ka një lidhje edhe me çrregullimet në tretje, problemet muskulo-skeletore dhe problemet më frymëmarrje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë