Shendet

Studimet / Imuniteti ndaj Covid-19 mund të zgjasë me vite

Dy studime të fundit kanë treguar se imuniteti ndaj koronavirusit zgjat të paktën një vit dhe përmirësohet me kalimin e kohës, sidomos pas vaksinimit. Gjetjet minimizojnë frikën e vazhdueshme në popullatë se mbrojtja kundër virusit do të jetë jetëshkurtër.

Së bashku, studimet tregojnë që shumica e njerëzve që janë rikuperuar nga Covid-19 dhe që janë imunizuar më vonë nuk do të kenë nevojë për një dozë tjetër mbrojtëse.

Njerëzit e vaksinuar që kurrë nuk ishin infektuar ka shumë gjasa të kenë nevojë për nje dozë tjetër.

Të dy raportet analizuan njerëzit që ishin ekspozuar ndaj Covid-19 rreth një vit më parë. Sipas studimit të postuar në revistën “Nature” qelizat që mbajnë një memorje të virusit qëndrojnë në palcën e kockave dhe mund të prodhojnë antitrupa. Studimi tjetër, i postuar në internet në BioRxiv, një sit për hulumtimin e biologjisë, tregoi se qeliza B të kujtesës vazhdojnë të maturohen dhe të forcohen për të paktën 12 muaj pas infeksionit fillestar.

“Studimet tregojnë që imuniteti i shkaktuar nga infeksioni dhe vaksinimi për SARS-CoV-2 duket të jetë jetëgjatë”, tha Scott Hensley, një imunolog në Universitetin e Pensilvanisë.
Studimet mund të qetësojnë frikën se imuniteti ndaj virusit është kalimtar, siç është rasti me koronavirusët që shkaktojnë ftohjet e zakonshme. Por sipas Hensley këto viruse ndryshojnë ndjeshëm çdo vit.

“Arsyeja që ne infektohemi me koronavirusë të zakonshëm në mënyrë të përsëritur gjatë gjithë jetës mund të ketë shumë më tepër të bëjë me ndryshimin e këtyre viruseve sesa me imunitetin,” tha ai.

Në fakt, qelizat B të kujtesës të prodhuara në përgjigje të infeksionit me SARS-CoV-2 dhe të zgjeruara me vaksinim janë aq të fuqishme saqë shkatërrojnë edhe variantet e virusit, sipas Michel Nussenzweig, një imunolog në Universitetin Rockefeller New York i cili drejtoi studimin.

Sipas tij rezultati mund të mos ndodh vetëm për mbrojtjen e marrë nga vaksinat, sepse kujtesa imune pas infektimit është më e beseshme.
Kjo do të thotë se njerëzit që nuk kanë pasur Covid-19 dhe janë imunizuar përfundimisht mund të kenë nevojë për një dozë vaksine,” tha Nussenzweig.
Me të parë takimin me një virus, qelizat B përhapen shpejt dhe prodhojnë antitrupa në sasi të mëdha. Pasi të zgjidhet infeksioni akut, një numër i vogël i qelizave zënë vend në palcën e kockave, duke prodhuar antitrupa. Për të parë qelizat B të kujtesës specifike për koronavirusin e ri, studiuesit të udhëhequr nga Ali Ellebedy imunolog i Universitetit të Uashingtonit në St. Louis analizuan gjakun nga 77 njerëz në intervale tre-mujore, duke filluar rreth një muaj pas infektimit të tyre me Covid-19. Vetëm gjashtë nga 77 ishin shtruar në spital për Covid-19; pjesa tjetër kishte simptoma të lehta. Nivelet e antitrupave në këta individë ranë shpejt. Rreth katër muaj pas infektimit dhe vazhduan të bien ngadalë. Disa shkencëtarë e kanë interpretuar këtë rënie si një shenjë të rënies së imunitetit, por është pikërisht ajo që pritet. Sipas tyre nëse gjaku do të përmbajë sasi të larta antitrupash për çdo patogjen që tenton të futet në trup, ai do të trashej shumë shpejtë.
Në vend të kësaj, nivelet e antitrupave në gjak bien ndjeshëm pas infeksionit akut, ndërsa qelizat B të kujtesës mbeten në palcën e kockave, të gatshme për të ndërmarrë veprime kur është e nevojshme.
Ekipi i Ellebedy morri mostra të palcës kockore nga 19 persona afërsisht shtatë muaj pasi ishin infektuar. Pesëmbëdhjetë kishin qeliza të zbulueshme të kujtesës B, por katër nuk I kishin duke treguar se kujtesa qelizore nuk është e fortë tek të gjithë, kështu ekspertët thanë se gjetjet tregojnë se vaksinat janë të rëndësishme për këta njerëz.
Burimi:New York Times/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë