Jete & Stil

Studimi: Udhëtimi mund t’ju bëjë më të lumtur sesa martesa

Nuk ka rëndësi nëse udhëtoni me asgjë tjetër përveç çantës së shpinës ose bëni një rezervim në një hotel luksoz, të gjitha përvojat e udhëtimit ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj mendor dhe ju japin një rritje të konsiderueshme të endorfinës, hormonit të lumturisë. Madje, për disa njerëz, gëzimi që sjell në të vërtetë udhëtimi mund të tejkalojë ngjarje të tjera të rëndësishme në jetën e tyre si martesa ose lindja e një fëmije. Hulumtimi i kryer nga një agjensi udhëtimi online “Booking.com” konfirmoi se njerëzit i vlerësojnë aq shumë udhëtimet, saqë madje kryesuan listën e gjërave që u sjellin atyre më shumë lumturi në jetë! Këtu keni rezultatet e këtij studimi.
Udhëtimet ju japin një rritje të menjëhershme të lumturisë
Booking.com intervistoi 17,000 njerëz që vinin nga 17 vende të ndryshme.
Të anketuarit konfirmuan se shumë pak gjëra mund të zëvendësojnë shkuarjen me pushime kur bëhet fjalë për lumturinë. Për shembull, 77% e njerëzve thanë se organizojnë një udhëtim të shkurtër kur janë të mërzitur dhe duan të ndryshojnë këtë gjendje.

Udhëtimi mund të sjellë më shumë lumturi se disa ngjarje të tjera të rëndësishme të jetës
Pjesa më intriguese e këtij studimi është se njerëzit pohuan se i vlerësojnë udhëtimet më shumë sesa ngjarjet e rëndësishme në jetën e tyre.
49% e të anketuarve thanë se ndien një nivel më të madh lumturie kur planifikuan dhe shkuan me pushime sesa në ditën e dasmës!
Pothuajse gjysma e njerëzve të intervistuar deklaruan se një darkë me partnerin e tyre nuk i lumturon ata aq shumë sa udhëtimet. 45% pohuan se as fejesa nuk u dha atyre aq entuziazëm sa udhëtimet. 

Blerjet nuk mund t’ju sigurojnë kaq shumë gëzim
Gjithashtu doli që njerëzit e vlerësojnë më shumë marrjen e përvojave të reja sesa posedimin e shumë gjërave materiale. 70% e të anketuarve thanë se shkuarja me pushime u siguron atyre kënaqësi që zgjat shumë më tepër sesa lumturia që marrin nga blerja e gjërave.
Duket sikur njerëzit janë gati të sakrifikojnë rehatinë e tyre për hir të përvojave të reja. Për shembull, 56% e të anketuarve preferojnë të shkojnë me pushime sesa të blejnë rroba ose pajisje të reja dhe 48% e tyre janë të gatshëm të shtyjnë rregullimet në shtëpi për të vizituar vende të reja.
Edhe planifikimi i një udhëtimi përmirëson mirëqenien tonë emocionale
Çuditërisht, për 72% të të anketuarve, mjafton vetëm të fillojnë të planifikojnë një udhëtim që të ndihen më të lumtur. Për shembull, 80% ndihen më të ngazëllyer kur thjesht shikojnë një hartë dhe zgjedhin vendet që dëshirojnë të vizitojnë.
6 në 10 të anketuar ndjejnë një nxitje emocionale kur lexojnë komente nëpër rrjetet sociale të hoteleve të ndryshme dhe imagjinojnë udhëtimet e tyre në të ardhmen.

Sidoqoftë, duket se kombinimi perfekt janë blerjet dhe udhëtimet.
Më shumë se gjysma e të anketuarve pohuan se blerja e rrobave për pushime ishte një nga lumturitë më të mëdha!

Burimi: Bright Side. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë