Shendet

Studim / Pacientët me Covid-19 përballen me rreziqe pas daljes nga spitali

Njerëzit përballen me rreziqe të konsiderueshme shëndetësore në muajt pas daljes nga spitali dhe kjo nuk ka të bëjë me gjendjen post-Covid sipas një studimi në Angli.

Duke krahasuar 24,673 pacientë me Covid-19 që kishin të paktën një javë pas daljes nga spitali dhe 123,362 njerëz të moshës së njëjtë në popullatën e përgjithshme, ata zbuluan se të  kishin dy herë gjasa të shtroheshin në spital ose të ndërronin jetë gjatë 10 muajve të ardhshëm. 

Krahasuar me 16,058 pacientë që ishin shtruar në spital për grip, pacientët me Covid-19 kishin 37% më shumë gjasa të ripranoheshin ose të vdisnin për shkak të infeksionit të tyre fillestar ose një infeksioni tjetër të traktit të poshtëm të frymëmarrjes, raportuan studiuesit në revistën “PLOS Medicine”. 

Sipas raportit, pacientët me Covid-19 me demencë që i mbijetuan shtrimit në spital ishin në rrezik veçanërisht të lartë për vdekje në muajt pasardhës.
“Numër i madh njerëzish janë shtruar në spital me COVID-19 dhe rreziqet e rritura të vdekjes mund të ndikojnë ndjeshëm në shëndetin dhe burimet publike,” shkruajnë studiuesit.
Ata shpjegojnë se rreziqet mund të minimizohen ose zbuten duke rritur monitorimin e pacientëve në muajt pas daljes nga spitali dhe një ndërgjegjësim më të madh midis komunikimit të pacientëve dhe mjekëve për problemet e mundshme.

Burime:Reuters/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë