Disa njerëz që kanë kaluar gjendjen post-Covid mund të kenë dëmtime të fshehura në mushkëri, tregon një studim në Mbretërinë e Bashkuar.
Shkencëtarët përdorën një metodë të re të skanerit të detajuar me kortizol(lëndë që merret nga pacienti përpara skanerit) për të zbuluar anomalitë e mushkërive që nuk identifikohen nga skanerat rutinë.
Ata u përqëndruan në 11 njerëz që nuk kishin kërkuar kujdes spitalor kur u prekën me Covid-19, por përjetuan simptomën e vështirësisë në frymëmarrje për shumë kohë.
Studiuesit thonë se gjetjet hedhin pak dritë mbi arsyen pse vështirësia në frymëmarrje është kaq i zakonshëm në gjendjen post- Covid megjithëse arsyet për ndjenjën e mungesës së frymëmarrjes janë shpesh të shumta dhe komplekse.
Gjendja post-Covid i referohet një sërë simptomash që vazhdojnë për shumë javë pas një infeksioni me koronavirus dhe nuk mund të shpjegohen me një shkak tjetër. Ekipi, nga universitete si Oxford, Sheffield, Cardiff dhe Manchester krahasuan këtë lloj skaneri me testet e tjera për funksionimin r mushkërive në tre grupe njerëzish.
Kjo përfshinte njerëz me gjendjen post-Covid që nuk ishin shtruar në spital kur ishin infektuar, 12 persona që ishin shtruar në spital me Covid-19, por nuk kishin shumë kohë që ishin infektuar dhe 13 njerëz të shëndetshëm që sapo e kishin kaluar infeksionin.
Duke përdorur qasjen e re, të zhvilluar nga Universiteti i Sheffield, të gjithë pjesëmarrësit morën lëngun që ndryshe quhet “gaz ksenon” gjatë një skanimi me rezonancë magnetike.
Lëngu sillet në një mënyrë shumë të ngjashme me oksigjenin, por mund të gjurmohet vizualisht gjatë skanimeve, kështu që shkencëtarët ishin në gjendje të “shikonin” se sa mirë lëvizte nga mushkëritë në rrjedhën e gjakut – një hap vendimtar në transportimin e oksigjenit nëpër trup. Studiuesit zbuluan se për shumicën e njerëzve me gjendjen post-Covid, transferimi i gazit ishte më pak efektiv sesa në kontrollet e shëndetshme.
Njerëzit që ishin shtruar në spital për Covid-19 kishin anomali të ngjashme.
Hulumtuesja kryesore dhe specialistja e mushkërive Emily Fraser tha se ishte zhgënjyese që njerëzit të vinin në klinikë dhe të mos ishin në gjendje t’u shpjegonin atyre saktësisht se pse ishin pa oksigjen.
“Ky është një hulumtim i rëndësishëm dhe unë me të vërtetë shpresoj se kjo do të hedhë më shumë dritë mbi këtë gjendje.Është e rëndësishme që njerëzit ta dinë se strategjitë e rehabilitimit dhe rikualifikimi i frymëmarrjes mund të jenë vërtet të dobishme”,shtoi Fraser.
Bashkë-autori i studimit, Fergus Gleeson, tha se tani ka pyetje të rëndësishme për t’iu përgjigjur, të tilla si, sa pacientë me Covid të gjatë do të kenë skanime jonormale, rëndësia e anomalisë që kemi zbuluar, shkaku i anomalive dhe pasojat e saj afatgjata.
“Sapo të kuptojmë mekanizmat që drejtojnë këto simptoma, do të jemi më të vendosur për të zhvilluar trajtime më efektive,”shtoi ai.
Burimi:BBC/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje