Shendet

Studim / Fëmijët e vegjël sëmuren më pak nga Omicron

Tek fëmijët shumë të vegjël, varianti Omicron i koronavirusit shkakton sëmundje më pak të rënda sesa varianti Delta, sipas një studimi të ri.
Studiuesit shqyrtuan të dhënat për gati 80,000 fëmijë amerikanë nën moshën 5 vjeç me një infeksion të parë, duke përfshirë 7,201 të infektuar në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit, kur Omicron po shkaktonte më shumë se 90% të rasteve. Pas llogaritjes së faktorëve të tjerë të rrezikut, përfshirë kushtet mjekësore dhe rrethanat socio-ekonomike, studiuesit zbuluan se fëmijët e infektuar gjatë rritjes së Omicron kishin një rrezik 29% më të ulët të vizitave në departamentin e urgjencës, një rrezik 67% më të ulët të shtrimit në spital, një rrezik 68% më të ulët për të pasur nevojë për kujdes intensiv dhe një rrezik 71% më të ulët për të pasur nevojë intubim, krahasuar me fëmijët e infektuar me Delta. Megjithatë, “për shkak të rritjes së transmetimit të Omicron, numri i përgjithshëm i vizitave është më i lartë.
“Të dhënat ende të pa publikuara tregojnë se fëmijët nën 5 vjeç kishin shkallën më të lartë të infeksionit me Omicron krahasuar me fëmijët më të rritur dhe të rriturit në të gjitha grupmoshat”,udhëheqsja e studimit, Rong Xu i Shkollës së Mjekësisë të Universitetit Case Western Reserve.

Burimi:Reuters/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë