Ambasada e Shqipërisë në Hungari njoftoi sot se studentët lejohen të hyjnë në Hungari edhe pas datës 1 shtator.
“Në lidhje me lajmet e fundit në lidhje me mbylljen e kufirit të Hungarisë ne do të dëshironim të konfirmonim se është ende e mundur që studentët ndërkombëtarë të hyjnë në Hungari edhe pas 1 shtatorit”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Ambasada.
Ata studentë që kanë qenë tashmë në Hungari për dy javë janë të përjashtuar nga testimi.
Studentët gjithashtu mund të zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi për 14 ditë, si një karantinë në shtëpi, në vend që të kryejnë dy testet. Në këtë mënyrë, ata mund të ndjekin leksionet dhe klasat në internet vetëm për dy javë.
“Në rast se arrini nga një vend i konsideruar si shtet i verdhë ose i kuq nga qeveria hungareze, fillimi i shkollës është i mundur vetëm me dy teste negative COVID, jo më të larg se 5 ditë, dhe duhet të ketë 48 orë midis testeve”, thuhet në deklaratë.
Përndryshe, studentët duhet të karantinohen për 14 ditë. /ATA
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




