Arsim

Studentët protestë para Ministrisë së Arsimit pasi iu refuzua kërkesa për rimbursim 100 euro në muaj

Gazeta Si- Më 19 shtator studentët i kanë dërguar një kërkesë qeverisë për një rimbursim 100 euro në muaj.

Ditën e mërkurë studentët dolën të protestojnë para Ministrisë së Arsimit pasi morën një përgjigje negative për kërkesën e tyre.

Në përgjigjen e Ministrisë së Arsimit shkruhet se studentëve u është përgjysmuar tarifa e pagesës si dhe jepen bursa për studentët ekselentë.

Për këtë, disa student dolën në protestë duke paralajmëruar se mund të ketë përshkallëzim në rast se pranojnë studentë të tjerë.

“Do të bëjmë një tjetër peticion dhe nëse studentët pranojnë, do të vazhdojmë me protesta të tjera”, tha Aurel Kujtimi, student dhe nismëtar i peticionit.

“Studentët janë pa mbështetje. Duan të na largojnë nga Shqipëria përderisa nuk po na mbështesin”, shtoi ai.

Ai tha se 100 euro në muaj janë një shumë minimaliste duke parë edhe shtrenjtërimin e qirave dhe çmimet.

“Ne nuk po pasurohemi me 100 euro”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë