Lajme

Studentët: Protesta vazhdon! 4 kërkesa në tryezë

Organizatorët e protestës studentore thonë se bojkoti dhe përshkallëzimi i tubimeve do të ndodhë përsa kohë Qeveria nuk tërhiqet nga vendimi i saj për tarifat.

Protestuesit kanë hartuar një listë me katër kërkesa. Dy prej tyre i drejtohen Qeverisë.

“Anulimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 288, të miratuar më 21.05.2018, sidomos pikën 4 të tij që u vendos një gjobë të padrejtë studentëve për provimet e mbartura. Rritjen e buxhetit të shtetit për universitetet publike dhe përgjysmimin e të gjitha tarifave universitare duke ulur tavanin e tarifës maksimale”, thuhet tek kërkesat e publikuara nga lëvizja “Për Universitetin”.

Për drejtuesit e universiteteve publike adresohen dy kërkesat e tjera.

“Ndarjen e pagesës së tarifës në dy këste dhe shtyrjen e afatit të pagesës së secilit këst përtej sezonit të provimeve të semestrit të parë”, thuhet në deklaratë.

Studentët paralajmërojnë bojkotimin e mësimit për ditën e sotme, grumbullimin në oborret e fakulteteve dhe universiteteve përkatëse dhe marshimin drejt godinës së Ministrisë së Arsimit në orën 10:00.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë