Lajme

Studentët në SHBA, Ambasada: Mund të qëndroni edhe nëse viza ju ka skaduar

Studentët që studiojnë në SHBA dhe që aktualisht kanë viza nuk është e nevojshme të vijnë në Shqipëri për të rinovuar vizën.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Ambasada Amerikane në Tiranë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Nëpërmjet postimit, ambasada bën me dije se për sa kohë që studentët frekuentojnë rregullisht universitetin, ata mund të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara edhe nëse viza iu ka skaduar.
“Mbajtës të vizave studentore — Nuk është e nevojshme të bëni gjithë atë udhëtim për në Shqipëri gjatë pushimeve verore vetëm për të rinovuar vizën tuaj. Për sa kohë që frekuentoni rregullisht universitetin tuaj, ju mund të qëndroni në Shtetet e Bashkuara edhe nëse viza ju ka skaduar. Gjithsesi, nëse largoheni nga Shqipëria dhe viza juaj është duke skaduar, sigurohuni që të caktoni një takim për ta rinovuar vizën. Planifikoni në kohë!”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

https://www.facebook.com/usembassytirana/photos/a.446371155837/10156654221795838/?type=3&theater


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë