Nga Gazeta Si- Studentët e mjekësisë zhvilluan një protestë para Parlamentit duke kundërshtuar projektligjin e qeverise.
Një prej protestuesve tha për median se studentët e mjekësisë kanë firmosur një peticion dhe qëndrimi i tyre është i dokumentuar.
“Nga rreth 1500 studentë të mjekësisë së përgjithshme, rreth 90 për qind e tyre kanë firmosur deri më tani dhe presim që ky numër të shkojë 100 për qind”, ka thënë njëri nga protestuesit.
Studentët kanë thënë se protestat do të vazhdojnë dhe do të përshkallëzohen duke quar edhe në një bojkot të vitit akademik që nis në tetor.








“Kemi nja një muaj që protestojmë, por kjo nuk do të thotë se do të ndalemi sot. Jua kemi thënë dhe në komision, edhe në intervista, edhe në protesta që ne do e çojmë në Gjykatë Kushtetuese çështjen. Jua kemi thënë dhe që studentët do të bojkotojnë vitin akademik”, tha një prej studenteve që proteston.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



