Lajme

Studentët e UBT në protestë për fidanishten, Veliaj i përgjigjet Malltezit

Studentët e Universitetit Bujqësor të Kamzës kanë dalë sot në protestë për të mos lejuar punimet te Parku i bimëve pyjore në UBT, pasi aty bëjnë praktikën.
Aty do të ndërtohet një shkollë e re për të plotësuar nevojat jetike të komunitetit në Kodër-Kamëz.
Mësohet se në tokën ku është ngritur fidanishtja e UBT-së ka dalë pronari. Ky i fundit ka një vendim gjykate, me të cilin ka rimarrë pronën dhe e ka dhënë për ndërtim.
Ndërsa, Dekani i UBT-së, ka sqaruar se kjo tokë i ka kaluar tashmë Bashkisë së Tiranës, e cila pritet të ndërtojë një shkollë të re.
Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur Jamarbër Malltezit lidhur me çështjen e ndërtimit të shkollës së re.
Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, kryebashkiaku Veliaj në mënyrë ironike uron Malltezin “të dhëntë Zoti jetë sa më të gjatë që ta shkatërrosh gjer në fund partinë e vjehrrit tënd”. Veliaj shprehet se asnjë socialist nuk do e kishte ëndërruar se PD-ja do të degjeneronte gjer aty sa të protestonte kundër ndërtimit të një shkolle të re 9-vjeçare për fëmijët e Kodër-Kamzës në një tokë private, ndërkohë që kjo forcë vetë për vite me radhë lejoi zaptimin e hapësirave të Universitetit Bujqësor nga bastet.
“Ty or çun të dhëntë Zoti jetë sa më të gjatë që ta shkatërrosh gjer në fund partinë e vjehrrit tënd! Që do e degjeneroje PD-në të protestonte shkollën 9-vjeçare të Kodër Kamzës në tokë private e jo zaptimet e basteve në UBT, nuk e kishte ëndërruar asnjë socialist! Jepi gaz!”, shkruan Veliaj në “Twitter”.


Më herët, në “Facebook”, Jamarbër Malltezi ka shkruar:
“Dini gjë e kujt është firma te ky Masterplani i UBT?
Dini gjë nëse mund të jepet leje për ndërtim objekti në kundërshtim me masterplan në fuqi?
Dini gjë nëse fillon punë ekskavatori pa një tabelë?”, shkruan Malltezi.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10156948781468190&set=a.10151604567398190&type=3&theater

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë