Arsim

Studentët e mjekësisë vijojnë protestat kundër vendimit të qeverisë. Të premten tjetra

Nga Gazeta ‘SI’ – Studentët e degës së mjekësisë kanë paralajmëruar një tjetër protestë të premten e 23 qershorit, kundër draftit  të qeverisë që i detyron ata të qëndrojnë në Shqipëri. Protesta e cila do të zhvillohet në formë marshimi drejt Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, do të nisë në orën 10:00.

Protesta e parë ishte ajo e 19 qershorit, dy  ditë pasi ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se studentët e mjekësisë ose do të firmosin dhe do të qëndrojnë të paktën 3 vite punë në Shqipëri pasi diplomohen, ose do të paguajnë tarifën vjetore të shkollimit sa është në privat. Kjo si pjesë e strategjisë për të mbajtur në Shqipëri të rinjtë, e sidomos ato të fushës së shëndetësisë.

Drafti nxiti revolta dhe kritika nga ekspertë të arsimit dhe sidomos nga vetë studentët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë