Arsim

Studentët e mjekësisë sërish në protestë/ Ftojnë qytetarët të protestojnë kundër politikave të qeverisë

Nga Gazeta ‘Si’-Këtë pasdite, studentët e Mjekësisë u mblodhën sërish para Ministrisë së Arsimit, ku protestuan kundër ligjit që i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.

Tubimi i kësaj të hëne u zhvillua para Ministrisë së Arsimit. Krahas kërkesës për pezullimin e ligjit deri në shprehjen e Gjykatës Kushtetuese, të rinjtë ftuan qytetarët të dalin në shesh kundër politikave të qeverisë.

Duke filluar nga e hëna e 23 tetorit protestat do të zhvillohen pasdite. Krahas bllokimit mbi 1 orë të Rrugës së Durrësit, studentët kanë qëlluar me vezë dhe letra higjienike godinën e Ministrisë së Arsimit.

Që prej nisjes së vitit akademik, ata kanë refuzuar të futen në auditore për sa kohë nuk anulohet projekt-ligji.

Për studentët të cilët janë tashmë duke ndjekur këtë degë, vitet janë më të ulëta, 3 vite. Në rast se ata refuzojnë të nënshkruajnë këtë marrëveshje atyre do u duhet të paguajnë një tarifë më të lartë për të ndjekur këtë degë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë