Media Galeri

Studentë me maska për të mos kopjuar në provim

Imazhet e studentëve që mbajnë të ashtuquajturat “maska kundër kopjimit” gjatë provimeve të kolegjit janë bërë virale në mediat sociale kudo në botë.

Studentëve në një kolegj në Legazpi City iu kërkua të mbanin një maskë që të mos kopjonin tek të tjerët dhe të gjithë krijuan diçka të veçantë.

Mary Joy Mandane-Ortiz, pedagoge e inxhinierisë mekanike në Kolegjin Bicol tha se ideja kishte qenë “me të vërtetë efektive”.

Ajo tha se kërkesa e saj fillestare kishte qenë që studentët të bënin një dizajn “të thjeshtë” nga letra por studentët kishin shkuar pak më larg duke krijuar maska shumë të veçanta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë