Stresi në vendin e punës mund të jetë shqetësues tek gratë pasi mund të shkaktojë sëmundje të zemrës dhe trurit tek to, sipas një studimi të fundit. Studiuesit zbuluan se stresi i lidhur me punën, çrregullimi i gjumit dhe lodhja e tepërt janë faktorë të rëndësishëm që nxisin mpiksjen e gjakut në tru dhe zemër. Të dhënat tregojnë se të prekurit po rriten më shumë midis grave se sa burrave.
Studimi zbuloi se përqindja e burrave dhe grave që raportojnë stres në punë u rrit nga 59 për qind në vitin 2012 në 66 për qind në vitin 2017. Por gratë kishin më shumë gjasa të raportonin pagjumësi, stres në punë dhe lodhje.
Susanne Wegener, një nga autoret e studimit, tha se diabeti, kolesteroli i lartë, pirja e duhanit, obeziteti, pasiviteti fizik dhe hipertensioni arterial janë faktorë të vendosur të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare.
“Kohët e fundit është demonstruar se faktorët më pak të zakonshëm të rrezikut si presioni i punës dhe problemet e gjumit mund të rrisin ndjeshëm rrezikun kardiovaskular,”shtoi Wagner, një profesor neurologjie në Universitetin e Cyrihut.
Në një deklaratë të përbashkët, Martin Hansel, neurolog në Spitalin Universitar të Cyrihut dhe Wegener thanë se studimi zbuloi se në të kundërt meshkujt kishin më shumë gjasa të pinin duhan dhe të ishin obezë sesa gratë për shkak të stresit të punës.
Studimi, u krye organizata “Fondacioni Pumping Marvelous” e cila përkujdeset për të sëmurët nga zemra. /The Independent/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje