Gazeta Si - Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e sigurisë “arrest në burg” të dhënë nga Gjykata e Gjirokastrës për Andrea Kalemin dhe Julian Kalemin, të cilët strehuan në banesën e tyre vrasësin e Edmond Papës në Tiranë, Andrew Bode.
Kushërinjtë Kalemi dhe Të tre u arrestuan më 28 gusht 2024 në Memaliaj gjatë një aksioni të policisë të mbështetura nga forcat RENEA.
I kërkuari prej 2 vitesh, Andrew Bode u vu në pranga, pasi akuzohet si një nga personat e përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, një ngjarje që besohet se ka ndodhur për shkak të vrasjes së Aleksandër Sadikajt në Tiranë me minë me telekomandë poshtë makinës.
Kjo ngjarje e 11 qershorit 2022, hapi një sagë vrasjesh mes dy grupeve me qendër në Memaliaj e Sarandë. Ndërsa, Julian Kalemi dhe Andrea Kalemi u arrestuan pasi mbanin të strehuar Andrew Boden, si dhe ju gjetën armë dhe municione pa leje.
Andrea Kalemit, në korrik 2024 i vranë babain, Shyqyri Kalemi në një atentat mafioz në qendër të Memaliajt.
Andrea Kalemi alias Adriatik Kalemi, është kushëriri i Aleksandër Sadikajt (i njohur si Sanço)i vrarë dy vite më parë.
Në banesën e Adriatik Kalemajt, policia gjeti 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, 1 gjerdan fishekësh, fishekë luftarak, 2 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë.
Sipas policisë 52-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
51-vjeçarit Kalemit iu bë atentat në Greqi në gusht 2023 teksa ndodhej me familjen me pushime. Ai u qëllua 10 herë në limanin e Lakkas, në ishullin Paxos.
Policia greke raportoi atëherë se bëhej fjalë për një atentat për larje hesapesh dhe raportoi se atentatori ishte një shqiptar i ardhur nga Italia.
Më 5 gusht 2023 Kalemi kishte kaluar nga Kakavija bashkë me gruan dhe 3 fëmijët, ndërkohë që rezulton person me precedentë të theksuara penale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.