Ukraina është dëshmuar padyshim një armik i frikshëm, për ushtrinë e dytë më të fortë në botë. Ndërsa Putin kafshon thonjtë nga ankthi i humbjes në betejë dhe planet e tij për një rend të ri botëror, atij nuk i mbetet gjë tjetër veçse të përshkallëzoj luftën. Meqenëse ai nuk mund të hakmerret ndaj ushtrisë ukrainase, ai do ta marrë atë mbi popullsinë e saj. Miliona dollarë, mijëra njerëz dhe diplomaci u shpenzuan për të fituar dhe shkaktuar sa më shumë dëme për qytetarët dhe infrastrukturën ukrainase. Edhe pse kjo taktikë është pothuajse në çdo strategji ushtarake në ditët e sotme, historia na ka treguar se efektiviteti i saj është i ulët në rastin më të mirë. Është përdorur nga SHBA në Irak, Vietnam, Japoni, nga Bashkimi Sovjetik në Afganistan, nga nazistët kundër Anglisë, dhe meqë historia e do ironinë nga Anglia kundër nazistëve. Me të 4 prej tyre nuk arritën objektivin e tyre.
Siç ka thënë vetë Putin: “Ata që nuk mësojnë nga historia janë të dënuar të përsërisin gabimet e saj”.
Kjo strategji u propozua për herë të parë gjatë Luftës së Parë Botërore nga teoricieni i fuqisë ajrore dhe gjenerali italian Giulio Douhet. Ai beson se dëmet dhe kostot e larta nga bombardimet ajrore do të shkatërronin moralin e civilëve. Nga ana tjetër, ky moral i ulët dhe numri i viktimave të lartë do të çonin në një revolucion që do të rrëzonte qeverinë e saj. Në librin e tij “Command from the air” ai u fokusua në pesë objektiva për të arritur këtë qëllim:
Bombardoni Industrinë
Bombardoni transportin
Bombardoni infrastrukturën
Bombardoni mjetet e komunikimit
Bombardoni ndërtesat e shtetit
Siç mund ta dijë dhe një person qe jeton nën gurë, asnjë revolucion apo traktat nuk erdhi nga SHBA që shkatërroj mbi 90% të infrastrukturës së energjisë elektrike në Irak, ose siç e di Rusia kur Bashkimi Sovjetik në thelb shpopulloi çdo qytet dhe fshat afgan. Asnjë presion nga qytetarët nuk u bë ndaj qeverisë për të paditur për paqe. Nazistët bombarduan Londrën pa pushim (mbi 40,000 vdekje), për shkak të Giulio Douhet. Shumë udhëheqës të Luftës së Dytë Botërore, besojnë se nëse Hitleri do të kishte vazhduar luftën e tij pa synuar civilët, Anglia do të kishte humbur. Pasi nuk kishte asnjë mënyrë për të vazhduar me makinën gjermane të luftës. Kur Gjermania filloi të godiste Londrën, kjo i dha një shans Industrisë Britanike për të kapur dhe riparuar dëmet e saj. Pikërisht nga mësimet e Luftës së Dytë Botërore, Anglia nuk mëson Giulio Douhet në akademinë ajrore të saj. SHBA dhe Rusia ende e mësojnë atë në akademinë e saj, por Anglia, pasi ka mësuar nga historia, jo. Prova e kësaj shihet në Ukrainë pikërisht tani, 86% e ukrainasve duan që lufta të vazhdojë dhe të mos ketë lëshime territoriale ndaj Rusisë. Një Afganistan, në zhvillim e sipër dhe një vendosmëri edhe më e fortë, ku Putin është arkitekti. Dëshira për hakmarrje e mposht frikën dhe nevojën për energji elektrike.
Kjo strategji duket e drejtë sepse, politikanët duan një mënyrë të re për të përshkallëzuar kur humbasin ose duan t’i japin fund luftës, por më e rëndësishmja, ajo luan me dëshirën për natyrën njerëzore, që është Hakmarrja. Duke i lënduar kur na lëndojnë. Lufta është një akt njerëzor, kështu që nuk është çudi që dëshirat e saj luajnë një rol në të.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.