Gazeta Si- Fakulteti i Mjekësisë Dentare është vizituar nga ekipi i kolegëve të Albanian Health Fund. Dekanja e Fakultetit, Eda Xhajanka tha se prej më shumë se 25 vitesh është kthyer në një traditë, jo thjesht bashkëpunimi shkencor dhe profesional, por dhe miqësia me profesionistë e profesorë të shquar amerikanë.
Ishin anëtarë të Albanian Health Fund që iniciuan traditën e organizimit të eventeve shkencore në fushën e shkencave të mjekësisë dhe të stomatologjisë, si dhe shënuan standartet në këtë drejtim.
Më tej Xhajanka shprehu falenderim edhe për Dr. John Gillan, Prof. Ruzhdie Qafmolla, Prof. Rozarka Budina, Prof. Besnik Gavazi e Prof. Edvin Selmani, të cilët ishin të parët që nisën këtë bashkëpunimi si dhe për të gjithë profesorët amerikanë që çdo vit i bashkohen ekipit që vjen në UMT.
Gjatë kësaj vizite, Dr. Randy Thompson i dhuroi dy libra profesionalë për Programin e Higjienës Dentare koordinatores së Programeve Bachelor në FMD, Dr. Silvana Bara.
Ndërsa sot në sallën e leksioneve të FMD, profesorët e Albanian Health Fund mbajtën një leksion mbi dentistrinë dixhitale.
Ndërkohë në datat 10-13 nëntor do të mbahen leksione nga mjekët amerikanë Al Weir, Gary Russell, Randy Thompson, Eugene Smith, Robert Chandler, Joshua Evans, Luke Parker, Marc Johnston, Mary Kwok, Catherine Cowles, Christi Park, Timothy Call, Ryan Kwok.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




