Lajme

Stoltenberg pranon humbjen: Kolapsi ishte i shpejtë, duhet të nxjerrim mësime

“Ne duhet të nxjerrim mësime”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg përmes një deklarate për mediat.  

“Sot (e martë) patëm një takim për të diskutuar situatën jashtëzakonisht serioze dhe të paparashikueshme në Afganistan. Kabuli ra dhe talebanët morën kontrollin e pjesës më të madhe të vendit. Më vjen shumë keq ”, tha Jens Stoltenberg.

Nga ana tjetër, numri një i Aleancës Atlantike ia atribuon dështimin dhe kolapsin e vendit udhëheqjes së Kabulit.

“Pyetja e vërtetë që ne duhet t’i shtrojmë vetes është se pse forcat që ne mbështetëm dhe formuam nuk rezistuan përballë përparimit të talebanëve? Ishte i shpejtë dhe i papritur, ka mësime për të mësuar “

“Ne duhet të kemi një vlerësim të qartë të asaj që kemi bërë në Afganistan, domethënë pavarësisht investimeve të konsiderueshme, kolapsi ishte i shpejtë. Ne duhet të nxjerrim mësim. Vendimi për t’i dhënë fund misionit në Afganistan pas 20 vjetësh ishte një vendim shumë i vështirë”,  tha Stoltenberg.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë