Kush nuk e sjellë ndërmend fotografinë e “Vajzës Afgane”; me shami ngjyrë të kuqe në kokë dhe sytë e zgurdulluar ngjyrë algash?
Sharbat Gula, është emri i asaj vajze e cila u bë ikonë menjëherë kur u shfaq në kopertinën e revistës National Geographic në qershor 1985 si një refugjate 12-vjeçare.
Fotografia është krahasuar me pikturën e Mona Lisas të Leonardo da Vincit dhe Imazhi i “vajzës/grua refugjate e ndodhur në një kamp të largët” u bë emblematik duke merituar dhembshurinë e lexuesëve Perëndimorë.
Autori i veprës është gazetari dhe fotografi amerikan Steve McCurry, i cili shprehet për punën e tij se “Ajo çfarë ka rëndësi në punën time është fotografia individuale. Unë fotografoj histori dhe sigurisht ato duhet të bëhen bashkë në mënyrë koherente. Por ajo që ka më shumë rëndësi është se çdo pikturë qëndron më vete, me vendin e vetë dhe ndjesitë”.
Steve McCurry është prej 30 vjetësh zëri më ikonik në fotografinë bashkëkohore, me kopertina revistas dhe librash me peshë, me mbi një duzinë librash, dhe ekspozita të panumërta në mbarë botën.
Fotografi amerikan sapo ka publikuar librin e tij më të fundit “Një jetë me fotografitë”.
Libri përmban fotografitë e përzgjedhura duke përfshirë shkrepjet më të njohura të tij ndër vite dhe më shumë se 100 imazhe të papublikuara.
Në libër janë përfshirë gjithashtu shënime personale, telegrame dhe copëza të ndryshme kujtimesh vizuale prej udhëtimeve të tij, të gjitha të shoqëruara me tekste të konfirmuara prej Bonnie McCurry – të derivuara prej marrëdhënies familjare me Steve – po ashtu edhe refleksione të të miqve dhe kolegëve më të ngushtë të Steve.
Libri përmbledh të gjitha aventurat kryesore të fotografit Mçurry, që nga eksperiencat e udhëtimit si i ri, imazhin e parë gazetaresk të shkrepur në 1977. Më pas udhëtimin e tij në Afganistan i fshehur mes muxhahedinëve, udhëtimet e tij të shumta në Indi dhe Pakistan, kopertina e shkatërrimit të Gulf War në 1991 , sulmi terrorist i 11 shtatorit në New York, dhe deri tek punët e tij më të vonshme.
Libri do të jetë në dorën e publikut më 8 nëntor në Francë, më 22 nëntor në Amerikë. Libri i fotografit amerikan do të jetë gjithashtu në libraritë italiane, gjermane dhe angleze.
I lindur në periferi të Philadelphias, Pennsylvani, McCurry studioi film anë Universitetin shtetëror të Pennsylvanisë, përpara se të punonte për një gazetë lokale. Pas shumë viteve si profesionist i lirë, McCurry ndërmori udhëtimin e parë që do të pasonte shumë të tjerë në Indi. Duke udhëtuar me një çantë të vogël me rroba dhe një tjetër me mjetet e punës, ai eksploroi subkontinentin me aparatin e tij.
McCurry është nderuar me çmimet më prestigjioze në fushën e vet, mes të cilëve medaljen e artë Robert Capa, National Press Photographers Award, dhe katër çmime të para nga konkursi i World Press Photo.
*Sabina Veizaj
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.