Katar 2022

Stefani Frapart shkruan historinë, femra e parë që arbitron në një Botëror

Gazeta Si – Kosta Rika-Gjermani shkruan historinë e Botërorëve të futbollit, falë Stefani Frapart, femra e parë që arbitron një ndeshje në Kupën e Botës.

Francezja ka edhe disa arritje të tjera: femra e parë që ka arbitruar në kampionatin francez, femra e parë që ka arbitruar një finale të Superkupës së UEFA-s për meshkuj dhe femra e parë që ka arbitruar një ndeshje në Champions.

Frapart është një nga tre arbitret femra të grupit prej 36 arbitrash që gjykojnë në Botërorin e Katarit. Në ndeshjen e sotme dhe dy asistentet e saj ishin po ashtu femra.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë