Gazeta Si – Humbja me Dinamon duket se ka ‘vulosur’ përfundimisht largimin e trajnerit Stavri Nica nga Kukësi. Trajneri durrsak njihet në fakt për shpërthimet emocionale të momentit. Ai u largua edhe pas humbjes me Vllazninë në Shkodër, por më pas u kthye në krye të skuadrës veriore.

Largimi është i sigurt tashmë dhe Kukësi ka menduar menjëherë për trajnerin e tretë të këtij kampionati. Ai është Emiliano Çela, i cili pritet të prezantohet para ekipit ditën e mërkurë. Çela ka drejtuar më parë Kastriotin dhe deri pak kohë më parë ishte trajner i Flamurtarit.
Kukësi e nisi kampionatin me Rrahman Hallaçin në stol. Kuksiani dha mesazhe rikthimi në rrjetet soaciale, por drejtuesit e klubit verior kanë menduar t’ia besojnë drejtimin e skuadrës Emiliano Çelës. Veriorët mbajnë vendin e parafundit në renditje, me 19 pikë dhe me një rrezik të lartë për rënien nga elita.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




