Media Galeri

Statuja Trump-Epstein me temë ‘Titaniku’ shfaqet në Uashington

Një instalacion i ri arti nga grupi anonim i artistëve ‘Secret Handshake’ u shfaq këtë javë në National Mall në Uashington D.C., duke përshkruar figura që përfaqësojnë Presidentin Donald Trump dhe financierin e ndjerë Jeffrey Epstein.

Instalacioni, i titulluar “Mbreti i Botës”, riprodhon një skenë ikonike nga filmi ‘Titanic’, ku personazhet Jack dhe Rose shfaqen në momentin më romantik.

Te pllaka e skulpturës shkruhet: Historia tragjike e dashurisë midis Jack dhe Rose u ndërtua mbi udhëtimin luksoz, festa të zhurmshme dhe skica të fshehta nudo. Ky monument nderon lidhjen mes Donald Trump dhe Jeffrey Epstein, një miqësi dukshëm e ndërtuar po mbi udhëtime luksoze, festa të zhurmshme dhe skica të fshehta nudo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë