Statuja e një sirene që po vendoset nga autoritetet në një fshat peshkatarësh në rajonin juglindor italian pranë Puglias, ka shkaktuar polemika në komunitet duke u etiketuar “tepër provokative”.
Zyrtarët thonë se statuja është krijuar nga një prej studentëve të shkollës së artit Luigi Rosso në Monopoli, para se të vendosej në sheshin e titulluar sipas shkencëtares Rita Levi-Montalcini.
Sipas mediave italiane, vepra që ende nuk është inauguruar, është bërë objekt talljesh e kritikash të ashpra online, nga fotot e marra gjatë punës së instalimit.
Aktorja nga Bari, Tiziana Schiavarelli shkruante në Facebook se miqtë e saj në Monopoli “me të drejtë kishin shprehur rezervat e tyre për këtë ‘monument’”.
“Duket si një sirenë me dy gjinj silikoni dhe të pasme të mëdha që nuk më shkonte mendja të shikoja ndonjëherë në një sirenë”, komentonte Schiavarelli.
Adolfo Marciano, kreu i shkollës së artit Luigi Rosso mbronte statujën duke thënë se është një “homazh ndaj shumicës së grave që sot janë me tipare të mbushura”.



Statuja në fjalë edhe nga vetë banorët e zonës shihet si tejet provokuese, pasi aty pranë ndodhet edhe një kënd lojërash për fëmijë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




