Një statujë që përshkruan një grua thuajse të zhveshur, personazh i një poezie të shekullit të 19-të ka ndezur një debat për seksizmin në Itali.
Statuja prej bronzi, që tregon një grua veshur me fustan transparent, u inaugurua të shtunën gjatë një ceremonie ku mori pjesë edhe ish -kryeministri Giuseppe Conte në Sapri, në rajonin jugor të Campania.
Vepra e skulptorit Emanuele Stifano është tribut për poemën “La Spigolatrice di Sapri” (Pastruesi i Saprit), shkruar nga poeti Luigi Mercantini në 1857.
Laura Boldrini, deputete e qendrës së majtë, tha se statuja ishte “ofendim ndaj grave dhe historisë që duhet të përçojë”. Ajo shkroi në Tëitter: “Por si mund të pranojnë edhe institucionet identifikimin e gruas thjesht si objekt seksi?”
Një grup politikanësh femra nga Partia Demokratike në Palermo kërkuan që statuja të rrëzohej.
“A duhet ta vuajmë këtë poshtërim kur e shohim veten të përfaqësuar thjesht si objekt seksi pa shpirt dhe pa asnjë lidhje me çështjet shoqërore dhe politike të historisë,” thuhet në një deklaratë të tyre.
Ato argumentuan se statuja nuk pasqyron asgjë nga revolucioni anti-Bourbon (për të ciilin u shkruajt edhe poema) dhe as “vendosmërinë e një gruaje që zgjedh të mos shkojë në punë për tu rreshtuar kundër shtypësit”.
Skulptori Stifano në nën tjetër e mbrojti punën e tij, duke shkruar në Facebook se nëse do të kishte qenë në dorën e tij, statuja do të ishte “krejtësisht e zhveshur … thjesht sepse unë jam një dashnor i trupit të njeriut”. Ai tha se ishte “e kotë” të përpiqesh t’u shpjegosh veprat e artit atyre “që absolutisht duan vetëm të shohin shthurjen”.
Në fotot e ceremonisë, Conte, u shfaq i hutuar ndërsa shikonte statujën, i rrethuar nga një grup kryesisht meshkujsh
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



