Politike

Starmer po vjen në Shqipëri për të ndaluar emigrimin e paligjshëm në Britani

Nga Gazeta Si- Keir Starmer, kryeministri i Britanisë është një nga liderët e parë që ka mbërritur në Shqipëri në kuadër të samitit të Europës.

“Ai do të përpiqet të ringjallë përpjekjet e tij të dështuara për të goditur emigracionin e paligjshëm në Britani, ndërsa kalimet me varka vazhdojnë të rriten”.

Kështu e komentojnë mediat britanike ardhjen e Starmer në Shqipëri sot, duke shtuar se kryeministri shpreson të forcojë përpjekjet me Shqipërinë për të luftuar bandat e kontrabandës së njerëzve.

Zyrtarët e Britanisë kanë hartuar plane për të kthyer emigrantët e mbërritur në Britani.

“Sir Keir dhe homologu i tij shqiptar Edi Rama pritet të bien dakord për masa për të ndaluar emigrimin e neveritshëm”, shkruan Express.

Vizita e tij në Shqipëri vjen në të njëjtën javë kur numri i njerëzve që kalojnë Kanalin kaloi 12,000 për vit.

Partia Laburiste u zgjodh me një premtim për të “shkatërruar bandat” që trafikonin njerëz në Britani me anije të vogla, por rreth 12,699 njerëz e kanë bërë udhëtimin deri më tani këtë vit, duke e bërë vitin 2025 një vit rekord për kalimet kufitare.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë