Bota

Starmer kritika Trump: Regjimi i Iranit s’ndryshohet nga qielli!

Keir Starmer ka bërë kritikën e tij më të fortë deri tani ndaj veprimeve të Donald Trump në Iran, duke deklaruar se Britania “nuk beson në ndryshim regjimi nga qielli”.

Kryeministri tha se Mbretëria e Bashkuar nuk do t’i bashkohet sulmeve ofensive të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, por do të lejojë vetëm përdorimin e bazave britanike për qëllime mbrojtëse, për të mbrojtur interesat dhe jetët britanike. Ai theksoi se çdo veprim duhet të ketë bazë të qartë ligjore dhe një plan të menduar mirë, duke kujtuar gabimet e luftës në Irak.

Starmer konfirmoi se avionët britanikë kanë ndërhyrë për të ndalur dronë iranianë që synonin baza ku ndodheshin trupa britanike, si në Irak dhe në Qipro. Ai tha se përfshirja britanike bazohet në parimin e vetëmbrojtjes kolektive dhe është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, Trump u shpreh i zhgënjyer që Britania nuk lejoi përdorimin e disa bazave për sulme direkte ndaj Iranit. Opozita konservatore e akuzoi Starmer për hezitim dhe për fshehje pas argumentit të ligjit ndërkombëtar.

Starmer theksoi se zgjidhja më e mirë është një marrëveshje e negociuar, ku Irani heq dorë nga ambiciet bërthamore dhe ndalon veprimtarinë destabilizuese në rajon. Megjithatë, ai shtoi se Britania nuk mund të qëndrojë pasive kur rrezikohen qytetarët dhe bazat e saj në Gjirin Persik, ku ndodhen rreth 300 mijë shtetas britanikë./TheGuardian


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë