Media Galeri

Stadiumi më i shtrenjtë në botë

Allegiant Stadium, i ndërtuar pak hapa nga bulevardi kryesor i Las Vegas, jo shumë larg edhe nga shkretëtira e Nevadës është një strukturë që duket e ardhur nga e ardhmja

Stadiumi tashmë i përfunduar dhe që do te jetë shtëpia e Raiders në futbollin amerikan NFL dhe Rebels në atë universitar NCAA, është më i kushtueshmi në histori.  Me një kapacitet 65 mijë deri në 72 mijë sipas kërkesave, ka kushtuar rreth 1.9 miliard dollarë, llogaritet që struktura do të punësojë rreth 6 mijë persona dhe do të gjenerojë çdo vit rreth 620 milionë dollarë, plus sponsorizimin e kompanisë ajrore Allegiant, që me 30 milionë dollarë në vit i ka dhënë emrin stadiumit.

Në një qytet si Las Vegas, nuk mund të mungojnë tifozët VIP, dhe për këtë arsyeje janë projektuar 127 suita private me pamje nga fusha), si dhe 8mijë vende të rezervuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë