Ka shumë stadiume antike që kanë dalë në dritë, vende ku eventet atletike erdhën në jetë, ku mundja, boksi apo sporte të tjera arritën momentin e tyre të shkëlqimit.
Gjatë gërmimeve të fundit në qytetin e lashtë Grek dhe më pas Romak të Magnesia al Meander, afër Germencikut të sotëm, në rajonin Aydin të Turqisë, ka dalë në sipërfaqe një nga stadiumet romake më të ruajtura të antikitetit, një zbulim i jashtëzakonshëm që prek të gjithë bashkësinë ndërkombëtare të entuziastëve dhe studiuesve jo vetëm të këtij sektori.
I ndërtuar në shekullin e parë pas Krishtit për lojëra atletike të tilla si vrapimi, boksi, mundja, dhe disiplinat e pentathlon, dhe llojet e tjera të sporteve, është i ndërtuar pothuajse i tëri në mermer. Stadiumi ka një kapacitet prej 40,000 spektatorësh, dhe me një gjatësi piste prej 189 metrash.
Gërmimet, të kryera nën drejtimin e shefit të departamentit të arkeologjisë të Universitetit të Ankarasë, Profesor Orhan Bingöl dhe një ekipi shkencor studiuesish dhe ekspertësh nga universitete të tjera turke në bashkëpunim me Universitetin Gjerman të Nuremberg-Erlangen, kanë filluar në vitin 2004, por vetëm në vitin 2012, pasi ishte hequr një masë e madhe rëre dhe toke, rreth 70 metra thellësi, filloi të shqyrtohej si një i tërë, për të studiuar konfigurimin e tij dhe për të rindërtuar dhe analizuar informacione të hollësishme për strukturën arkitektonike, për gravurat dhe dekorimet e gjetura në pika të caktuara të ndërtesës.
Gërmimet vazhdojnë ende, por problemet e financimit kanë ngadalësuar hetimin dhe eksplorimin e kompleksit gjatë dy viteve të fundit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.













