Nga Gazeta Si – Ish mbrojtësi i Partizanit dhe ish basketbollisti i Dinamos nuk janë më mes familjes, miqve dhe tifozëve që i ndoqën prej vitesh në karrierën e pasur dhe pas saj.
Prej kohësh në shtrat si një pasojë e një sëmundjeje të pashërueshme, Eksarko la plot kujtime pwr aktivizimin te Partizani deri në vitin 1985, por jo vetëm.
Ai ishte pjesë e Kombëtares në vitet 1983-1984, ku luaji 4 ndeshje si kuqezi.
Eksarko u nda nga jeta në moshën 66 vjecare ndërsa ishte shpallur Kampion me Partizanin ne sezonin 1980-1981.
Gjithashtu kishte fituar Kupën e Republikës po me Partizanin në vitin 1980 dhe kishte humbur Finalen e të njëjtit kompeticion, përballë Flamurtarit në vitin 1985.
Ndërsa në moshen 54-vjecare e në mënyrë krejt të papritur, po sot u nda nga jeta edhe Enea Andrea.
Lojtar i bluve të koshit në kryeqytet deri në vitin 2005, pjesë e një brezi të artë me Carcanin, Memën, Mucën, Rushajn, Bilalin, që në stol drejtohesin nga i ndjeri Arben Fagu.
Ky grup lojtarësh e shndërroi Dinamon në rivale të denjë të Tiranës, Vllaznisë dhe Valbonës.
Në fund të karrierës si basketbollist, Enea Andrea ishte një ndër komentatorët më të mirë të sportit të tij, në “NBA” dhe “Euroleague”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




