Lajme

Sportelet e OSHE-së, të hapura edhe gjatë festave të nëntorit

Pavarësisht pushimeve 5 ditore për administratën, punonjësit e kompanisë OSHE duket se nuk do të përfitojnë. Në një njoftim, kompania thekson se sportelet e saj do të jenë të hapura në datat 28-30 nëntor, deri në orën 20:00

“Pavarësisht ditëve të pushimit për shkak të festave, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE Sh.A), njofton se sportelet e Kujdesit ndaj Klientit dhe Arkat do të jenë të hapura në shërbim të abonentëve për pagesat e faturave dhe kërkesë/ankesë

Konkretisht, më 28 Nëntor, sporteli do të qëndrojë hapur nga ora 08:00 deri në 18:00, kurse në datat 29 dhe 30 nëntor, shërbimi do të ofrohet nga ora 08:00 deri në orën 20:00″, thuhet në njoftim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë