Lital Shemesh, prezantuese te Kanali 14, u shfaq me pistoletë në brez disa ditë pasi ajo u bëri thirrje izraelitëve të armatoseshin si një mënyrë vetëmbrojtjeje pas sulmeve të 7 tetorit nga Hamasi.
Fotot e publikuara të gazetares tregojnë se mes izraelitëve është rritur kërkesa për t'u armatosur, shkruajnë mediet e huaja.
Shemesh, e cila është gjithashtu një rezerviste e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, ka folur hapur për nevojën e Izraelit për të mposhtur Hamasin. Ajo u shpreh për Fox News në tetor se sulmi i befasishëm që la rreth 1.200 të vdekur ishte një holokaust i dytë për Izraelin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.