Media Galeri

Spektatorët dhe orkestra në Sanremo me maska profesionale

Prej dy netësh në Itali po mbahet festivali më i dashur për italianët, Sanremo në edicionin e tij të 72-të.

Ajo që vihet re është që janë zbatuar në mënyrë rigoroze rregullat anti-covid.

Spektatorët në Teatrin Ariston janë të gjithë me maska, dhe jo maska të thjeshta, por profesionale, gjë që nuk e kemi parë në eventet muzikore dhe kulturore në vendin tonë.  

Kapaciteti në Teatrin Ariston, 100%, ishte një vendim që ngjalli mjaft polemika. Por spektatorët që hyjnë në teatër i janë nënshtruar një protokolli të rreptë për të garantuar sigurinë e të gjithë të pranishmëve. Të gjithëve u është kërkuar të mbajnë një maskë profesionale, përveç që duhet të tregonin edhe pasaportën e vaksinimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë