Nga Gazeta 'Si' - Në të gjithë botën njerëzit kanë përshëndetur ardhjen e Vitit të Ri.
Zelanda e Re ishte e para që festoi me një shfaqje fishekzjarresh në Auckland.
Sydney, qyteti më i madh i Australisë, priti ardhjen e vitit 2024 me një shfaqje masive të fishekzjarreve për të shënuar 50-vjetorin e Shtëpisë së saj të famshme të Operas. Fishekzjarret ndriçuan qiellin e natës dhe u shoqëruan nga një dritë lazer dhe shfaqje animacioni gjatë festimeve të Vitit të Ri në Tokio.
Nga Bangkoku në Pekin, Stamboll, Londër, Mumbai dhe Paris, miliona në mbarë botën iu bashkuan festimeve. Më poshtë u sjellim disa imazhe se si bota i dha lamtumirën vitit 2023 dhe mirëpriti Vitin e Ri 2024.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.