Gazeta Si – Në Spanjë, pas një aksidenti në një teleferik në Pirenei, 17 persona u plagosën, ku disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në një vendpushim skish në Astun, në provincën e Huesca, sipas asaj që kanë raportuar shërbimet e emergjencës, ku thuhet se personat e plagosur kanë rënë nga një lartësi prej 15 metrash në tokë.
Agjencia e lajmeve ‘Efe”, flet për nëntë persona në kushte “shumë të rënda” dhe tetë të tjerë në situatë “kritike” për jetën.
Accidente en Astún. Se ha caído la silla de Canal Roya. Por suerte estamos bien pero hay heridos, hemos visto varias camillas bajando. Ánimo. #Astun pic.twitter.com/KiwVUrvCRQ
— Jaime Pelegrí (@jaimepele) January 18, 2025
Siç raportohet një grua është në gjendje më të rëndë, e cila u dërgua me helikopter në një spital aty pranë. Për transportimin e të plagosurve janë mobilizuar gjithsej 4 helikopterë.
Fotot dhe videot nga vendi i aksidentit tregojnë se një nga kabllot e funksionimit të teleferikut ka pasur një problem.
Grave accidente en ASTUN
— Meteosojuela La Rioja (@meteosojuela) January 18, 2025
Se ha caído la telesilla de canal Roya
Estación CERRADA
Hay heridos pic.twitter.com/qoIeIrTNCn
Për shkak të aksidentit qendra e skijimit e cila ishte e mbushur plot me njerëz është mbyllur. I tronditur nga aksidenti, kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, tha se ka komunikuar në telefon me guvernatorin e Aragonit për ta informuar për ndihmën e qeverisë qendrore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.