Dy emigrantë afrikanë u zbuluan nga policia spanjolle në kufirin e Melillas, qytetit autonom spanjoll të vendosur në bregun lindor të Marokut, të fshehur brenda mbushjes së dyshekëve. Skena e marrë nga një video, është bërë virale dhe është përhapur gjithashtu nga Senatori bask, Jon Inarritu.
Imazhet tregojnë agjentët e Guardia Civil kur ata i marrin dyshekët nga një makinë dhe i prenë për të zbuluar, brenda tyre dy të rinj të fshehur brenda. Ngjarja ndodhi të dielën më 30 dhjetor në kufirin midis Marokut dhe Spanjës.

Të dy emigrantët i thanë policisë se kishin paguar 4,500 euro secili për një trafikant, i cili më pas iku kur automjeti i tij u ndalua nga agjentët. Të dy emigrantët e paligjshëm u shoqëruan më pas në një qendër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




