Një shqiptar është vrarë në mënyrë misterioze në një ngjarje të cilësuar si e tipit mafioz në Spanjë, ndërsa trupi i tij është gjetur pranë lumit Guadalentin. Për momentin nuk dihet identiteti i viktimës dhe as mosha, ndërsa mësohet se ai ishte truprojë.
Sipas mediave spanjolle, bëhet fjalë për një krim të tipit mafioz për nga mënyra e ekzekutimit. Shqiptari është qëlluar me një plumb në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ende nuk dihet nëse viktima është vrarë në të njëjtin vend ku u gjet trupi i tij, raporton portali spanjoll “La Verdad”.
Policia spanjolle dyshon se shqiptari është vrarë diku tjetër dhe trupi u hodh në zonën me mbeturina për të humbur gjurmët e autorëve. Viktima jetonte prej vitesh në Marrazon, kishte punuar para disa kohësh si bodigard në klube nate.
Policia është njoftuar nga një banor i zonës për një makinë, e cila kishte ditë që qëndronte në një vend të shkretuar.
Për shkak të terrenit të vështirë, bimësisë së lartë dhe mbeturinave, këqyrja e vendit të ngjarjes ishte e vështirë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



