Gazeta Si – Spanja shkarkon trajnerin Luis Enrike. Një veprim që pritej pas eliminimit të bujshëm në fazën e 1/8-ve të Botërorit të Katarit nga Maroku. Trajneri i Spanjës U-21, de La Fuente, është kandidati kryesor për ta zëvendësuar.
Ishte Federata Spanjolle e Futbollit ajo ka zyrtarizuar largimin e trajnerit Luis Enrike me një komunikatë. Kontrata e tij me Spanjën përfundonte në fund të dhjetorit dhe trajneri paguan largimin e parakohshëm nga Kupa e Botës.

Sipas shtypit spanjoll, në ‘pole position’ për t’u ulur në stolin e ‘Furive të kuqe’ është Luis De La Fuente, trajneri i kombëtares së 21-vjeçarëve të Spanjës që prej vitit 2018. “Federata spanjolle falënderon trajnerin dhe bashkëpunëtorët e tij për punën e bërë”, – shkruhet në komunikatë.
Spanja u eliminua me penallti nga Maroku, pasi 120 minuta lojë përfunduan në barazim, 0-0. Skuadra e Enrikes gaboi totalisht, duke mos shënuar asnjë gol në tri penallti të gjuajtura dhe i dha lamtumirën Botërorit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



