Sociale

Spanja shënon mbi 10 mijë viktima

Spanja ka shënuar sot një tjetër bilanc tragjik për shkak të pandemisë së koronavirusit pasi numri i vdekjeve i tejkaloi 10,000 viktima.

Ajo është tanimë vendi i dytë më i dytë më i goditur nga pandemia, me më shumë se në 110.230 të infektuar. Një ditë më parë numri i viktima ishte 102.136, duke shënuar një rritje prej 8%.

Në të gjithë botën, infeksionet e konfirmuara të koronavirusit janë afërsisht një milion, sipas Universitetit Johns Hopkins, i cili gjurmon shifrat e virusit në nivel global, sot pandemia ka shënuar 47,000 vdekje, ndërkohë që195,000 njerëz janë shëruar.

Në Spanjë pasi 950 vdekje të reja u raportuan vetëm në 24 orët e fundit. Autoritetet besojnë se epidemia e virusit vazhdon të rritet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë