Gazeta Si – Në ‘Al-Thumama Stadium’, skuadra e Luis Enrikes ka treguar forcën ndaj Kosta Rikës, duke shënuar 7 gola. Dopietë e Ferran Torres, ndërsa nga një gol shënuan Olmo, Asensio, Gavi, Soler dhe Morata.
Spanja e fillon në mënyrën më të mirë Botërorin e Katarit, magjeps me lojë dhe gola. Deri tani është skuadra që ka bindur më shumë. Pas humbjes befasuese të Gjermanisë, ‘Furitë e Kuqe’ shëtitën me Kosta Rikën, duke e depozituar topin plot 7 herë në rrjetën e Kejlor Navasit.
Serinë e golave e hapi Dani Olmo dhe e vazhduan Asensio e Ferran Torres me penallti. Spanjollët shkuan me avantazhin e trefishtë në pushimin e ndeshjes, ndërsa në pjesën e dytë e thelluan rezultatin me Ferran Torres sërish, Gavin, Soler dhe Moratën.
Banda e Luis Enrikes shfaqi më të mirën e repertorit të saj. Sigurisht, niveli i kundërshtarit nuk ishte i lartë, por nuk e zbeh aspak forcën e iberikëve. Një miks perfekt nga ana e trajnerit Enrike, me teknikë, vrapim dhe mbi të gjitha rendiment.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



