Gazeta Si – Ashtu si Shqipëria, edhe kundërshtari i parë i saj në Europianin e Gjermanisë, Italia, do të luajë dy miqësore në mars. Trajneri Luçiano Spaleti ka publikuar sot listën me 28 lojtarë të grumbulluar për miqësoret amerikane kundër Venezuelës dhe Ekuadorit.
Janë dy testet e para në kuadër të 2024. Në listën e ‘axurrëve’ janë 3 risi: mbrojtësi i Torinos Raoul Belanova, mesfushori i Veronës Mikael Folorunsho dhe sulmuesi i Udinezes, Lorenco Luka.

Grumbullimi i Italisë fillon mbrëmjen e 17 marsit në Romë, ndërsa stërvitja e parë do të kryhet të hënën. Nisja për në Majemi është programuar për të martën.
Në sulmin e Italisë kthehet Retegui, por kanë mbetur jashtë Skamaka, Imobile dhe El Sharaui. Në mesfushë është snobuar Kristante.
Lista e të grumbulluarve të Italisë
Portierë: Karneseki (Atalanta), Donaruma (PSG), Meret (Napoli), Vikario (Totenhem);
Mbrojtës: Açerbi (Inter), Bastoni (Inter), Belanova (Torino), Buonxhorno (Torino), KCambiaso (Juventus), Darmian (Inter), Di Lorenco (Napoli), Dimarko (Inter), Skalvini (Atalanta), Udogie (Totenhem);
Mesfushorë: Barela (Inter), Bonaventura (Fiorentina), Folorunsho (Verona) Fratezi (Inter), Zhorzhinjo (Arsenal), Lokateli (Juventus), Pelegrini (Roma);
Sulmues: Kieza (Juventus), Luka (Udineze), Orsolini (Bolonja), Raspadori (Napoli), Retegui (Xhenoa), Xakanji (Lacio), Xaniolo (Aston Vila).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




