Futboll

Spaleti lëshon sfidën për kuqezinjtë: Pres mbështetje të madhe nga italianët në Gjermani

Gazeta Si – Shqipëria dhe Italia përplasen mes tyre më 15 qershor, në ndeshjen e parë të grupit të Euro 2024. Një sfidë interesante mes kuqezinjve dhe kampionëve në fuqi të Europës, që nuk janë më ata që triumfuan në Angli, por që mbeten një emër i madh.

Në një intervistë të gjatë për ‘Rai 2’, trajneri i Italisë, Luçiano Spaleti, ka theksuar se është në kërkim të të rinjve të talentuar. Ai ka preekur disa tema dhe mes të tjerash ka lëshuar edhe një sfidë indirekt për tifozët shqiptarë, duke thënë se në Gjermani shpreson shumë te mbështetja e italianëve.

Spaleti, Silvinjo, Daliç dhe De la Fuente gjate shortit te Europianit. Gazeta Si, 2 janar 2023

Ndeshja Shqipëri-Itali luhet Dortmund, në stadiumin ‘Signal Iduna Park’, të njohur nga të gjithë futbolldashësit për të famshin ‘Muri i verdhë’, që më 15 qershor mund të shndërrohet në ‘Muri kuqezi’, ose ‘Muri axurr’.

Trajneri Spaleti pret një shtysë të fortë nga italianët në Gjermani gjatë Europianit: “Do të përcjellim dashurinë dhe sensin e përkatësisë, edhe për ata (italianët) nuk do të kursejmë asgjë, asnjë centimetër”, – ka thënë trajneri. Ndeshja e parë e grupit ka rëndësi të madhe si për Italinë, ashtu edhe për Shqipërinë, që në grup kanë edhe Spanjën e Kroacinë.

Në Gjermani pritet një mbështetje e madhe nga tifozët e Kombëtares shqiptare, pasi shumë shqiptarë jetojnë në këtë vend. Pritet që tifozët kuqezi të sfidojnë edhe tifozeritë e skuadrave më të mëdha, si Italia, apo Spanja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë