Prokuroria e Posaçme ka zbarkuar mëngjesin e kësaj të premteje në zyrat e Hipotekës në Vlorë. Deri tani bëhet me dije se SPAK pritet të sekuestrojë dosjet e disa pronave për hetim.
Mes çështjeve që SPAK po heton në kadastrën e Vlorës, është edhe ajo për të verifikuar nëse ish Prokurori i Sarandës Sali Hasa mund të ketë ose jo prona të regjistruara në hipotekën e Vlorës.
Me 3 shtator të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra Hasën, pasi nuk justifikonte pasurinë me burime të ligjshme.
LEXO EDHE:
- A “u mbyt” në Lalëz Kadastra e Durrësit?
- Photoshop për pronën në bregdet, arrestohet juristi i Kadastrës në Durrës dhe 3 të tjerë
- SPAK në Kadastrën e Tiranës, ndalohen 3 drejtues, mbivendosën pronat
- Zjarr në Kadastrën e Durrësit të zhvendosur pranë Rinasit
Ky institucion ka qenë vazhdimisht në qendër të akuzave nga qytetarët për parregullsi me dokumentacionin e pronave të ndryshme, veçanërisht në zonën bregdetare të Vlorës.
Për shkak të arsyeve ligjore dhe personale, në dy vjet, që nga shtatori i vitit 2019 në krye të hipotekës, kanë qenë 14 drejtorë. I fundit që është larguar ka qenë Klodian Troci dhe në vend të tij u emërua Reinard Meta.
Troci qëndroi në këtë detyrë për 9 muaj, ndërsa mes drejtorëve ka pasur edhe nga ata që kanë qenë në detyrë vetëm për 3 ditë.
Ndërkohë, që qytetarë të këtij qarku janë ankuar nga zvarritjet dhe sorollatjet që u janë bërë nga ky institucion për vite me radhë sa u takon vonesave dhe dhënies së dokumenteve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.