SPAK shpall moskompetencë për dosjen “Bajri”. SPAK e ka dërguar në Prokurorinë e Tiranës kallëzimin e Safet Bajrit për Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili, të cilin e akuzon për “shpërdorim detyre”. Sipas SPAK, kallëzimi i Bajrit nuk është në kompetencën e Prokurorisë së Posaçme, por e Prokurorisë së rrethit Tiranë.
Ndërkohë, javën e ardhshme pritet që të dëshmojë para prokurorëve vetë Safet Bajri.
Safet Bajri kallëzoi në SPAK drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili për “shpërdorim detyre” më 27 korrik. Ky kallëzim erdhi pas kërkesave të përsëritura të Bajrit për transferimin e tij në burgun e Reçit, me pretendimin se qëndrimi i mëtejshëm në burgun e Fierit i rrezikon jetën nga persona të tjerë të dënuar aty.
Grupi Bajri
Safet Bajri u arrestua në Tiranë në shtator 2018, me kërkesë të autoriteteve belge. Në Belgjikë ai është dënuar dy herë, fillimisht, në vitin 2015 me 9 vjet burg, dhe pastaj në vitin 2017 me 13 vjet burg. Sipas policisë belge, Safet Bajri ka qenë njeriu që kontrollonte tregun e prostitucionit në Bruksel.
Ilir Bajri, vëllai i Safetit, Ismet Idrizi dhe Asmer Bilali u arrestuan më 6 shtator 2018, në Shkodër pas aksionit policor të koduar “Oaz”.
Aktiviteti i bandës “Bajri” shtrihej në Belgjikë, Holandë dhe Itali.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.