Drejtësia

SPAK mbyll hetimet, dërgon në gjyq ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçi

Gazeta Si – Dosja në ngarkim të ish-drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit Publik Shqiptar, Thoma Gëllçi është mbyllur dhe dërguar për gjykim nga SPAK.

Përveç Gëllçit, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, të pandehur për shkelje të barazisë në tenderë u morën edhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Murja.

Këta akuzohen për shkelje të barazisë në tenderë apo ankande publike. Gëllçi është i arrestuar prej disa muajsh për abuzim me një tender me vlerë rreth 87 milionë lekë, që ishin planifikuar për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro.

Zyrtarët e RTSH-së u arrestuan në fillim të muajit tetor 2021, pas denoncimit që bënë kompanitë e skualifikuara në tender.

Në dosjen  e SPAK, thuhet se Gëllçi keqmenaxhoi fondet në zbatimin e një kontrate që nuk u zbatua brenda afatit 45 ditor.

Prokuroria thekson se ish-drejtori i përgjithshëm i RTSH-së se ka kryer një procedurë tenderimi dy vjet përpara fillimit të funksionimit të kanalit. Prokurorimi për blerjen e pajisjeve është bërë që në tetor të 2018-ës.

Sipas SPAK, blerjet e pajisjeve janë kryen pa u marrë miratimi nga AMA-s për të hapur kanalin ‘Agro RTSH’.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë